Fjalë Kyçe

Në Drenas mësuesit detyrohen të dalin në punë derisa nxënësit janë në pushim

Në Drenas mësuesit detyrohen të dalin në punë derisa nxënësit janë në pushim

Në shkollë obligohen të shkojnë anipse nxënësit i kanë në pushim pranveror. Por kështu nuk është dashur të veprojnë edhe në vitet paraprake mësuesit e Drenasit, të paktën jo në pushimet e shkurtra si ky i pranverës.

Mësimdhënësit nuk po e shohin të drejtë faktin se duhet të paraqiten në punë pa pasur ndonjë detyrë ose obligim.

Por Drejtori i Arsimit në këtë komunë Tafil Halilaj thotë se ankesat e mësuesve janë të paarsyeshme pasi pushimi pranverorë është vetëm për fëmijë.

E në kontratën e punës për mësimdhënës në Ligjin e Punës dhe në aktet tjera nënligjore flitet për pushimin vjetor, javor, shëndetësor dhe të tjera raste specifike por askund nuk trajtohet çështjka e pushimit dimëror dhe atij pranveror për mësuesit.

Përveç në Drenas edhe mësimdhënësit e komunave tjera janë obliguar që këtë vit të lajmërohen nëpër institucionet ku punojnë derisa shkaktar të kësaj ata i shohin problemet ndërmjet MASHT dhe SBASHK’ut.