Fjalë Kyçe

Në Evropë jetojnë rreth një milion kosovarë

Në Evropë jetojnë rreth një milion kosovarë

Kujtim Dobruna, drejtor i Iniciativës Ekonomike për Kosovën, ka thënë se në Evropë jetojnë rreth një milion kosovarë, shifër të cilin e ka cilësuar si jashtëzakonisht të lartë.

Në Deskun e KOHËS, Dobruna ka thënë se vetëm në rajonin gjermanofolës janë rreth 900 mijë kosovarë.

“Janë afër gjysmë milioni në Gjermani. Në Zvicër janë mes 120 dhe 130 mijë shtetas të Kosovës. Qytetarë që e kanë pasaportën e Kosovës. Është edhe një numër i madh i atyre që si pasojë e krizës kanë shkuar nga Italia e Greqia e janë zhvendosur në Zvicër si qytetarë të Bashkimit Evropian dhe kanë mundësi të ndërrojnë vendin. Vlerësohet se në Zvicër janë rreth 300 mijë qytetarë. Në rajonin gjermanofolës janë rreth 900 mijë, përfshirë Austrinë. Është numër jashtëzakonisht i madh. Padyshim janë një milion”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo shifër e lartë është si rezultat i zbrazjes që ka ndodhur në të kaluarën, por një pjesë e tyre edhe nga migrimi i pasluftës.