Bizneset ferizajase në bashkëpunim me komunën e Ferizajt kanë nisur sot ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Agim Aliu.
“Nisi ndërtimi i dy shtëpive për nevojtarët, njëra nga to, për një nënë me katër jetimë, kjo falë vullnetit e gatishmërisë së bizneseve ferizajase, me kontributin edhe të Komunës së Ferizajt, koordinuar përmes koordinatorit Agon Zhinipotoku, që dimri t’i gjej këto familje në strehë të tyren, të ngrohtë e të dashur.”
Tutje, ai ka falenderuar biznest “vullnetmira që nuk kursejnë asgjë, për t’i shtrirë dorën më nevojtarëve.”