Në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 19-të në Ipko Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.
Kjo javë na sjell disa përballje tejet të rëndësishme.
Njëra nga këto ndeshje e cila ka rëndësi të madhe do të luhet në Podujevë në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Prishtinës.
Derbi rajonal do të luhet të shtunën me fillim nga ora 13:30. /GazetaAlo