Fjalë Kyçe

Në Fushë-Kosovë vendoset shtatorja e Adem Jasharit

Në Fushë-Kosovë vendoset shtatorja e Adem Jasharit

Një shtatore e figurës emblematike të rezistencës së Prekazit, do të vendoset në Fushë-Kosovë. Ajo do të zbulohet në ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari, njëherësh në 107 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Me 28 nëntor të këtij viti do të vendoset shtatorja e Adem Jasharit në parkun afër shkollës Selman Riza. “Fushë-Kosova ka pak simbole të rezistencës andaj kemi marrë iniciativë që të shtatorja e Adem Jasharit të ngritët në Fushë-Kosovë sepse është njëra nga figurat më të mëdha shqiptare”, ka thënë Xhevdet Qeriqi.

Shtatorja është rreth 3 metra e lartë. Të lumtur që kjo vepër do të vendosët në Fushë-Kosovë, janë edhe qytetarët. Sipas zyrtarëve komunalë, në ditën kur të vendoset shtatorja, parku do të jetë i pastër dhe me infrastrukturë të mirë.