Fjalë Kyçe

Në Gjermani, vritet një shqiptar dhe plagoset një tjetër

Në Gjermani, vritet një shqiptar dhe plagoset një tjetër

Një shqiptar ka vdekur e një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë në rrethin wolfsburg Vorsfelde raporton “Bild”

Gazeta Gjermane Bild raporton se viktimat janë  të moshave 30 dhe 31-vjeç.

Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus në një prononcim për median ka konfirmuar se viktimat janë shqiptarë.

Ata u qëlluan nga një makinë në lëvizje në kohën kur po ecnin trotuarit të qytetit.

Viktimat ishin dërguar në spital por njëri prej tyre nuk u ka shpëtuar plagëve.