Fjalë Kyçe

Në Graçanicë, vdes një person në aksident të rëndë trafiku

Në Graçanicë, vdes një person në aksident të rëndë trafiku

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Graçanicë, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është vetëaksidentuar, shkruan lajmi.net.

I dyshuari mashkull i komunitetit serb, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull, pasagjer në veturë, ndërsa lëndime të rënda ka pësuar i dyshuari-drejtuesi i veturës.

Njësitet policore janë duke u marrë dhe hetuar rastin