Fjalë Kyçe

Në Infektiv janë 55 raste të hospitalizuar me koronavirus, një në gjendje kritike

Në Infektiv janë 55 raste të hospitalizuar me koronavirus, një në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të hospitalizuar me koronavirus janë 55 raste, ndërsa prej tyre një pacient është në gjendje kritike.

Në njoftimi bëhet e ditur se nga 57 rastet e hospitalizuar në Infektivë, 55 janë me COVID-19.

Nga pacientë me COVID-19, 45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkaq, në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 32 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 763 numrin e personave të infektuar në Kosovë, ndërsa janë 21 viktima si dhe 166 persona të shëruar.

Njoftimi i plotë nga Klinika Infektive:

Bazuar në raportin e Klinikës Infektive, të datës 27.04.2020, në klinikë janë të hospitalizuar gjithsej 57 raste.

Prej tyre, me Covid-19, janë gjithsej 55 raste.

Gjendja e pacientëve është si vijon:

45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient, i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik.

Raport i hartuar nga Dr Sadije Namani, specialiste-infektologe.