Fjalë Kyçe

Në kasafortën e vjedhur kishte para dhe dokumente të rëndësishme

Në kasafortën e vjedhur kishte para dhe dokumente të rëndësishme

Një vjedhje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë Kosovë.

Express mëson se kasaforta e cila u vodh ka pasur para për pagesa të vogla, si dhe dokumente të rëndësishme.

“Para për pagesa të vogla, shuma minimale, dokumente të ndishme”, ka thënë për Express një burim nga AUV.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vjedhjen e sotme në AUV.

Nisjen e hetimeve e ka konfirmuar për Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit ne fjalë”, ka deklaruar Ulaj.

Ndërkohë, lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Express se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovfë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha.