Të dielën në Podujevë, qytetarët kanë raportuar për dy raste të ndryshme të gjetjes së mjeteve të dyshimta shpërthyese, bën të ditur Policia e Kosovës
Në rastin e parë, një person ka raportuar në polici se në afërsi të pyllit të fshati ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK’së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes.
Ndërkaq rasti i dytë është raportuar nga një qytetar i cili në fushë të hapur ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Edhe në këtë rast, policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, e për deminimin e këtij mjeti është kujdesur KFOR’i.
Në të dyja rastet nuk është raportuar për incidente.