KEDS ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete.
Sipas njoftimit, këto ndërprerje do të ndodhin për shkak të punimeve në projekte investive.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë
Punime në projekte investive
1.Në NS 220/10kV Drenas do të ndërprehet:
NS 10/04 kV Llapushnik te Gashët (kodi:16100005046) prej orës 08:00 deri 17:00
Vendet: Llapushnik te lagjja Gashët.
Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri.
Prizren
Punime nga palët e treta
1.Në NS 35/10kV Dragashi do të ndërprehet:
Dalja 10kV Bellobradi (Kodi: 30036008) prej 11:00 – 15:00
Vendet: Bellobradi, Brruti, Kapre, Kosavë, Pllajnik, Shajne, Xërxe e Sharrit, Zgatar, Zym i Sharrit; bizneset: ILVA” Buqe, Restoran Dasmash Zym, TS-IPKO dhe Vala.
Arsyeja: Montimi i SHB 12/1600 sipas projektit të aprovuar, sipas pëlqimit elektro-energjetik.
Ferizaj
Punime në projekte investive
1.Në NS 35/10kV Ferizaj I do të ndërprehet:
NS 10 kV Sherret (kodi: 40040003) prej orës 09:30 deri 16:30
Vendet: TS (MBTS),TS ” 14 “,TS ” 14″ (Kulla), TS Ura e Dudit, rr. Epopeja e Jezercit.
Arsyeja: Për realizimin e unazës te Projektit Ylli3.