Fjalë Kyçe

Në Kinë regjistrohen 108 raste të reja me COVID-19

Në Kinë regjistrohen 108 raste të reja me COVID-19

Në Kinë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 108 raste të reja me COVID-19, që është numri më i madh në gjashtë javët e fundit, kurse numri më i madh i tyre ishin që janë kthyer nga jashtë.

Konsiderohet të jetë shifra më e madhe nga 5 marsi, kur edhe ishin regjistruar 143 raste të reja me coronavirus në këtë vend ku edhe kishte shpërthyer pandemia e COVID-19, transmeton Telegrafi.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus është rritur në 82.160, kurse i atyre që kanë humbur jetën në 3.343, raporton Reuters.

Komisioni Nacional për Shëndetësi në Kinë, ka bërë të ditur se nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 98 janë që kanë ardhur nga jashtë.

Por edhe pse numri i personave të sëmurë ka rënë nga fillimi i epidemisë, Kina po frikësohet se rikthimi i njerëzve ngas jashtë mund të rrezikojë të nxit një valë të dytë të epidemisë dhe sërish ta paralizojë këtë vend.

Në provincën Heilongdziang që kufizohet me Rusinë janë shënuar më së shumti raste të reja – 56, ku 49 prej tyre kishin ardhur nga Rusia.