Fjalë Kyçe

Në Klinikën Infektive, katër pacientë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive, katër pacientë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 16/04/2020, gjenden të hospitalizuar gjithsej 72 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë 63 pacientë.

Në pritje të rezultateve për 5 raste, ndërsa 4 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19. Nga 63 pacientë të infektuar me Covid 19: • 50 raste janë në gjendje stabile, • 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë prej të cilëve njëri (1) është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë (3) janë në ventilim mekanik. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.