Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi sot se nuk pret që gjykatat e Kosovës, të cilat morën përsipër rastet e krimeve të luftës nga EULEX, të merren seriozisht me këtë biznes.
“Nuk pres ndonjë gjë të mirë nga këto vendime”, u tha Brnabiq gazetarëve në Beograd.
Ndërsa sot, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se është e çuditshme se si bashkësia ndërkombëtare po i mbyll sytë karshi masakrave që kanë ndodhur luftën e fundit në Kosovë.
Këto komente Haradinaj i bëri në Akademinë Përkujtimore të 20 vjetorit të masakrës së Lybeniqit.
Kreu i ekzekutivit po ashtu ka thënë se mënyra më e mirë për ta vendosur të drejtën tonë është të mos harrojmë nga kemi ardhur.
“Është e çuditshme që Bashkësia Ndërkombëtare i ka mbyllur sytë përballë këtyre masakrave që kanë ndodhur në Kosovë. Çdo ditë marr letra nga familjarët që kërkojnë drejtësi. Mënyra më e mirë për ta vendosur të drejtën tonë është të mos harrojmë nga kemi ardhur. Plagët që kemi kaluar. Dhe për këtë duhet të punojmë që ta forcojmë atdheun”, ka deklaruar Haradinaj.