Fjalë Kyçe

Në Kosovë moti sot pjesërisht me diell, këto temperatura

Në Kosovë moti sot pjesërisht me diell, këto temperatura

Moti sot në Kosovë do të jetë pjesërisht me diell, ditën edhe me vranësira. Në orët e pasdites rreth viseve malore priten riga lokale shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.

E ditën e premte, turbullira nga Atlantiku verior, që po i afrohet rajonit, sjell shtim të vranësirave, ndërsa orëve të pasdites me mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Në fundjavë sistemi frontal i turbullirës së Atlantikut, do të depërtojë mbi vendin tonë, ku do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm dhe të freskët. Temperaturat pritet të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, e kohë pas kohe priten mundësi për reshje shiu.