Fjalë Kyçe

Në Leshan të Suharekës gjenden mbetje mortore

Në Leshan të Suharekës gjenden mbetje mortore

Një banor ka gjetur të hënën mbetje mortore në fshatin Leshan të Suharekës, derisa po bënte pastrimin e varrezave të fshatit me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai i ka thënë se përveç njësive policore, edhe ajo e hetimeve për Krimet e Luftës ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas tij, nuk dihet se cilës periudhë janë apo edhe nëse kanë të bëjnë me luftën e fundit në Kosovë.

“Aty janë gjetur eshtra dhe ato janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Rezultatet nuk dihen ende”, tha ai.

Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “gjetje e pjesëve eshtërore”.