Fjalë Kyçe

Në Lipjan respektohet ora policore, asnjë qytetar në sheshe pas orës 19

Në Lipjan respektohet ora policore, asnjë qytetar në sheshe pas orës 19

Që nga mbrëmë edhe komuna e Lipjanit bën pjesë në zonën e kuqe, u ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 19:00.

Përveç barnatoreve dhe furrave të bukës nuk lejohet të zhvillohet asnjë aktivitet tjetër pas kësaj ore në komunat në zonën e kuqe.

Mirëpo, siç duket lipjanasit po respektojnë rregullat e vëna nga Ministria e Shëndetësisë që nga fillimi.


Në një video që ka dërguar një lexues i IndeksOnline shihet se qyteti i Lipjanit ishte i zbrazur dhe pa asnjë njeri në rrugë.