Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi, ka njoftuar të hënë se në 24 orët e fundit në këtë vend janë shënuar shtatë raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit dhe 497 raste të reja pozitive.
Rastet pozitive kanë dalë nga 1.299 mostra të kryera.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga fillimi i pandemisë është rritur në 320, derisa i të infektuarve në 19.210.
Raste aktive në Mal të zi janë 4.434.