Fjalë Kyçe

Në Maqedoni 4 të vdekur dhe rreth 400 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Në Maqedoni 4 të vdekur dhe rreth 400 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

MSH-ja, në bazë të dhënave të ISHP-së, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 6.383 testime kurse janë regjistruar 398 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 136, Tetovë – 86, Gostivar – 46, Kumanovë dhe Kërcovë nga 23, Manastir – 15, Ohër dhe Strumicë nga 13, Dibër – 10, Strugë – 6, Kavadar – 5, Kocanë – 4, Prilep dhe Vallandovë nga 3, Veles, Shtip, Sveti Nikollë dhe Resnjë nga 2, Radovish, Dellcevë, Probishtip dhe Makedonski Brod nga 1 rast.

Regjistrohen 18 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 4 pacientë. 3 nga Kumanova (29 ,49 dhe 74) dhe një në Gostivar (78).

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.019.192 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 158.025, numri i të shëruarve është 150.524, kurse i viktimave 5.507. Numri i rasteve aktive është 1.994.

Shkupi me 603, Tetova me 572, Gostivari me 221 dhe Kumanova me 145 janë në krye të listës së qyteteve me më shumë raste aktive.