Nis mbledhja e LDK-së, diskutohet për procesin zgjedhor
Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në krye të saj është kryetari Isa Mustafa.
Mbledhja pason 2 ditë para zgjedhjeve të brendshme në këtë parti.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për procesin zgjedhor të Lidhjes Demokratike, i cili do të finalizohet të shtunën, kur edhe pritet të zgjidhet kreu i saj.