Fjalë Kyçe

Në media qarkulluan disa emra për trajner të Kosovës, FFK vjen me përgjigje

Në media qarkulluan disa emra për trajner të Kosovës, FFK vjen me përgjigje

Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri për kombëtaren A që nga shkarkimi i trajnerit, Bernard Challandes.

Në media kanë qarkulluar emra të shumtë si Roberto Carlos, Felix Magath, Walter Zenga, Gianni de Biasi e shumë të tjerë për ta marr timonin e kombëtares A.

Në lidhje me këta emra, Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësen e FFK-së, Maki Bajrami,

“Nuk ka diçka konkrete në lidhje me emrat të cilët po përfliten nëpër media, por presidenti Ademi me shumë përkushtim është duke punuar në këtë drejtim, duke mos u ngutur dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme për Kosovën”, tha ajo fillimisht.

Bajrami tregoi se përzgjedhja e selektorit pritet të bëhet pasi të përfundoj cikli i kualifikimeve për Botëror.

“Ne po presim të mbyllim ciklin e botërorit dhe pastaj presidenti Ademi sigurisht se do të zhvilloj edhe takime të cilat qojnë në përzgjedhjen e selektorit të Kosovës”, u shprehë ajo.

Sot ka dal në skenë edhe një opsion i ri për timonin e kombëtares, bëhet fjalë për zviceranin, Alex Frei, por asgjë zyrtare.