Fjalë Kyçe

Në mesin e viktimave nga koronavirusi janë edhe dy burra me moshë nën 40-vjeç

Në mesin e viktimave nga koronavirusi janë edhe dy burra me moshë nën 40-vjeç

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 22 viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Në statistikat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe kanë vdekur dy burra të moshës 30-39 vjeçare, njëri nga Prizreni e tjetri nga Ferizaj.

Po ashtu ka vdekur një grua e moshës 40-49 vjeçare nga Rahoveci, 6 viktima janë të moshës 50-59 vjeçare, 5 viktima të moshës 60-69 vjeçare, 4 viktima të moshës 70-79 vjeçare dhe 4 viktima të moshës mbi 80 vjeç.