Fjalë Kyçe

Në mesnatë, Policia ndalon një veturë Smart në Prishtinë, gjen një revole dhe fishek

Në mesnatë, Policia ndalon një veturë Smart në Prishtinë, gjen një revole dhe fishek

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivish zyrtatët e stacionit policor Qendra, sot rreth orës 03:00, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, në pikë kontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona.

Pas një kontrolli të detajuar që u është bërë personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

-një (1) revole të tipit EKOL , si dhe
-3 fishekë.

I dyshuari ( pasagjer në veturën e sipërshënuar)

-F. O. mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.