Fjalë Kyçe

Në Mitrovicë ka, pse s’bën të ketë lotari edhe në Prishtinë

Në Mitrovicë ka, pse s’bën të ketë lotari edhe në Prishtinë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës këtë të mërkurë protestuan në shenjë pakënaqësie për mbylljen e Lotarisë dhe mosnxjerrjen e Ligjit për këtë.

“Ne kërkojmë miratimin e ligjit, u bënë 3 vjet që jemi ka presim për ligjin edhe asnjë përgjigje nuk kemi prej tyre jemi dal jemi taku me ta veç premtime”, ka thënë Arlinda Lajqi, punëtore e Lotarisë.

Bile dikush mbylljen e këtij aktivitetit, këta po e quajnë edhe të padrejtë për një arsye.

“Nëse Lotaria e Serbisë mundet të funksionojë në Mitrovicë, për çfarë arsye na nuk mundemi për të funksionuar, ata në mënyrë të rregull të gjitha lojërat e fatit i kanë”, ka thënë Miran Ademi, përfaqësues i Lotarisë së Kosovës në Mitrovicë

Ka tre vjet që Lotaria e Kosovës është mbyllur.