Në nderim të viktimave në Kroaci dhe shpalljes ditë zie, me kërkesë të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, është shtyrë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë për sot.
Kjo mbledhje do të mbahet të martën në orën 15:00, transmeton Klankosova.tv.
Të dielën në Slavonski Brod të Kroacisë në një aksident të autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë vdiqën 10 shtetasë kosovarë.