Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Klinë.
Një fëmijë dy muajsh i gjinisë mashkullore kishte mbetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Rasti ka ndodhur dje me datë 13.12.2020 rreth orës 11:00.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për Obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
HETIM I VDEKJES
Klinë 13.11.2020-11:00. Është raportuar se viktima fëmiu dy muajsh mashkull kosovar në shtëpinë e tij kishte mbete pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës- fëmiut me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.