Fjalë Kyçe

Në njëvjetorin e fitores së zgjedhjeve, Lista “Guxo” sot regjistrohet si parti politike në KQZ

Në njëvjetorin e fitores së zgjedhjeve, Lista “Guxo” sot regjistrohet si parti politike në KQZ

Lista “Guxo” sot regjistrohet si parti politike në KQZ

Lista “Guxo” sot pritet të regjistrohet si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në orën 12:00.

Kryetare e këtij subjekti do të jetë Donika Gërvalla.

Regjistrimi si subjekt politik do të ndodh pikërisht sot, në njëvjetorin e fitores së zgjedhjeve, në të cilat kjo parti ishte në koalicion me Vetëvendosjen.

Në këto zgjedhje parlamentare, Lista Guxo garoi me 14 deputetë me listën e Vetëvendosjes, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit garoi vetëm në komunën e Dragashit, po ashtu në kuadër të listës së Vetëvendosjes.