Fjalë Kyçe

Në ora 15:00 mblidhet Komiteti Anti Covid-19: Pritet që institucionet arsimore të shkojnë në pushim një javor

Në ora 15:00 mblidhet Komiteti Anti Covid-19: Pritet që institucionet arsimore të shkojnë në pushim një javor

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka treguar se në mbledhjen e ditës së sotme pritet të rishikohen masat në fuqi dhe të vendoset për pushimin pranverorë në të gjitha nivelet e arsimit.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se sot në ora 15:00 do të mblidhet Komiteti Anti COVID-19, kur edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi.

Ndërsa, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASH) ka propozuar që të ketë një javë pushim në institucionet arsimore nga data 22 mars, për shkak të rritjes së numrit të përgjithshëm të infektuarve me COVID-19.

“Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19. Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19”, ka shkruar Hoti.