Këngëtarja publikon imazhe nostalgjike të ditës së saj të rëndësishme.
Yllka Kuqi, një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, festoi përvjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, Astrit Pallaska, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë se artistja u bë nënë për herë të parë para disa muajsh, e cila solli në jetë vajzën e quajtur Luiza.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë disa fotografi bashkë me partnerin e saj ku shkruan:
“9 vite 👰🤵🏻 Buzeqeshja e Dashnia hala ma e madhe ❤️ plus hala te 🍊kallt 😂”.
Po ashtu, këngëtarja ndau edhe disa fotografi nga dita e dasmës, ku shihet e veshur me fustan të bardhë.
Imazhet e realizuara 9 vite më parë tregojnë se këngëtarja ka ndryshuar paksa në dukje, ndërsa thotë se kishte veshur fustanin e ëndrrave.
Projekti i saj i fundit muzikor vjen pas një pauze të shkurtër i publikuar disa muaj më parë dhe quhet “Qysh ke mujt”.
https://www.instagram.com/p/CFNUoAVBPOJ/?utm_source=ig_embed