Fjalë Kyçe

Në Podujevë një grua dyshohet për vrasje të foshnjës gjatë lindjes

Në Podujevë një grua dyshohet për vrasje të foshnjës gjatë lindjes

Një grua nga Podujeva dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e foshnjës gjatë lindjes”. Sipas raportit të Policisë ajo dyshohet se ka abortuar në mënyrë të jashtëligjshme.

Në raportin e Policisë thuhet se ajo ka kërkuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rasti thuhet se ka ndodhur në orët e para të se dielës dhe lidhur me të janë arrestuar dy të dyshuara.

“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.