Pas procesit që vuri Cristiano Ronaldon në bankën e të akuzuarve dhe të dënuar nga drejtësia spanjolle për të paguar 18,8 milionë euro si dhe me 23 muaj burg (që nuk do t’i vuajë), në Portugali ka shpërthyer polemika mbi heqjen e të gjitha nderimeve që i janë bërë CR7 në atdhe, me të cilat ai ishte shpërblyer për merita sportive.
Në fakt, CR7, që kur ka nisur të luajë futboll në nivele elitare, është shndërruar në imazhin kryesor që vjen në mendje kur mendohet për Portugalinë, mbase edhe se vetë flamuri. Madje, disa kanë aluduar edhe për heqjen e statujave dedikuar CR7 në Madeiran e tij, por presidenti rajonal as që do t’ja dijë.
Sikurse raporton portali spanjoll “Sport”, Miguel Alburquerque, presidenti i qeverisë rajonale të Madeira-s, ka siguruar se dekorimet në nder të Cristiano Ronaldo që janë prezent në ishull do të qëndrojnë aty ku ndodhen, pavarësisht nga ajo që do të vendosë Republika mbi nderimet e CR7.
“Ai process nuk përfshin asnjë qëllim të tij për të gënjyer apo mashtruar askënd nga ana e tij. Cristiano nuk është një kriminel, përkundrazi, ka luftuar gjithmonë për të mirën e atdheut të tij”, deklaroi Alburquerque.