Fjalë Kyçe

Në QKUK, 11 pacientë me koronavirus ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore

Në QKUK, 11 pacientë me koronavirus ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 325 pacientë.

Sipas SHSKUK=së, 256 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Prej tyre, 11 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 242 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i SHSKUK-së:

15 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

325 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme. 256 të konfirmuar Covid-19 pozitivë. 242 me oksigjeno-terapi, 11 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 132 pacientë të shtrirë, 92 prej tyre Covid-19 pozitivë, 109 me oksigjeno-terapi: Klinika Infektive 86 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 39 pacientë, Klinika e Pediatrisë 1 pacient, Klinika e Gjinekologjisë 6 paciente.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 193 pacientë, 164 prej tyre Covid-19 pozitivë, 133 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit 35 pacientë, Spitali i Gjakovës 59 pacientë, Spitali i Pejës 33 pacientë, Spitali i Gjilanit 36 pacientë, Spitali i Mitrovicës 7 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 5 pacientë, Spitali i Ferizajt 18 pacientë.