Fjalë Kyçe

Në ritestim për koronavirus, te Gjilani dalin dy të prekur

Në ritestim për koronavirus, te Gjilani dalin dy të prekur

Drejtori i klubit Gjilani, Sevdail Robelli ka njoftuar të mërkurën për KOHËN se dy prej dhjetë personave të ritestuar për koronavirus kanë dalë pozitivë.

Ai ka thënë se njëri prej tyre është lojtar, kurse tjetri zyrtar i klubit.

“Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore, por me rekomandim të IKSHPK-së, do të izolohen në shtëpitë e tyre, kurse pjesa tjetër e ekipit do të vazhdojë ta kryejë punën për ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Evropës”, ka thënë Robelli.

Gjilani më 20 gusht do të luajë në San Marino kundër Tre Pennes, në kuadër të parakualifkimeve të Ligës së Evropës.