Shumë veturave u janë vendosur pajisje bllokuese sot në Rrugën B në Prishtinë.
Në një video të publikuar nga Express, shihet se veturat e parkuara janë bllokuar me pajisje bllokuese.
Sipas banorëve kjo është bërë nga “Prishtina Parking”.
Kujtojmë se parkimi në këtë zonë duhet bërë paraprakisht me rezervim me anë të SMS-ve në numrat e “Prishtina Parking”.