Fjalë Kyçe

Në Sarajevë ngrihet monument për pëlhurën që shpëtoi banorët nga snajperët serbë

Në Sarajevë ngrihet monument për pëlhurën që shpëtoi banorët nga snajperët serbë

Në mëngjesin e së hënës, në qendër të Sarajevës, mes dy ndërtesave të mëdha është ngritur një kanavacë e bardhë (pëlhurë e trashë), si kujtim për 30-vjetorin e shpëtimit nga snajperët serbë, falë këtyre pëlhurave.

Gjatë rrethimit të qytetit nga serbët, që ishin vendosur në kodrat përreth Sarajevës, qytetarët e kishin gati të pamundur të lëviznin lirshëm rrugëve. Andaj, në shumë vende qytetarët ngritën këso pëlhura për t’ua vështirësuar pamjen snajperëve serbë.


Rrethimi i qytetit të Sarajevës zgjati për mbi 3 vjet e nëntë dhe gjatë kësaj kohe, serbët granatuan e vranë shumë civilë përmes snajperëve. Gjatë kësaj kohe, në shumë vende publike mund të shihej mbishkrimi “Kujdes nga snajperët”.

Vlerësohet se u vranë mbi 12 mijë civilë, përfshirë edhe shumë gra e fëmijë.

Për krimet në Sarajevë dhe vende të tjera, është gjykuar edhe gjenerali serb Ratko Mladiq. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, përfshirë edhe për rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës.