Në Serbi, këtë të diel ka arritur kontingjenti i parë me 150 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19 që janë të prodhuara nga kompania AstraZeneca.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte në aeroport kur i pranuan vaksinat. Ai para mediave deklaroi se kontingjenti erdhi pas 12 javësh të porosisë duke shtuar se ky është një moment shumë i rëndësishëm për ata, transmeton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka deklaruar se për këto vaksina pati një marrëveshje me Britaninë e Madhe dhe Indinë, shkruan Tanjug.