Fjalë Kyçe

Në Serbi thonë se Kosova po krijon kushte për të shpallur bashkimin me Shqipërinë

Në Serbi thonë se Kosova po krijon kushte për të shpallur bashkimin me Shqipërinë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, ka thënë se Beogradi nuk duhet të provokohet nga Prishtina.

Drecun i tha RTS-së, se dëshira e shqiptarëve është të provokojnë konflikte pasi me këtë krijojnë kushte për të shpallur bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Natyrisht se ata e gjetën momentin. Autoritetet e Kosovës po tregojnë mungesë vullneti për të vazhduar dialogun”, ka deklaruar ai, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se është i befasuar se si KFOR e lejoi hyrjen e ROSU në veri.

Sipas tij, nga kjo njësi policore po dërgohet mesazh lufte.