Fjalë Kyçe

“Në sezonin e ardhshëm s’do të ketë klube ‘fukara’ në Superligë”, Granit Begolli zbulon shifra interesante në Favorit

“Në sezonin e ardhshëm s’do të ketë klube ‘fukara’ në Superligë”, Granit Begolli zbulon shifra interesante në Favorit

Granit Begolli ka dhënë informata interesante mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Analisti i emisionit u shpreh se në sezonin e ardhshëm nuk do të ketë klube me krizë financiare në Superligë duke e parë qëndrueshmërinë financiare të klubeve që po pretendojnë të futen në ligën elitare.

Gjithashtu, trajneri aktual i Vushtrrisë foli edhe për shifra se sa para i nevojiten një klubi të Ligës së Parë për t’i shpenzuar brenda një viti nëse dëshiron të inkuadrohet në Superligë dhe se sa para iu nevojiten klubeve të Superligës për të qëndruar aty, pra për të mos rënë nga liga.

“Superligës i duhen skuadra me organizim të mirë dhe financiarisht të qëndrueshëm. Për një të jeni të sigurt që në vitin e ardhshëm në Superligë nuk do të ketë skuadra që do të kenë probleme financiare.”

“Edhe Ferizaj qëndron jashtëzakonisht mirë financiarisht, edhe Suhareka, edhe Dinamo nëse inkuadrohet, edhe Prishtina e Re… Në këtë aspekt mendoj që në vitin e ardhshëm s’do të kemi skuadra ‘fukara’ në Superligë.”

“Në Ligën e Parë, nuk mundesh me bo ekip konkurrues ose me inkuadru në Superligë pa një kosto vjetore 300-400 mijë euro. Pra, kjo shumë të duhet për t’u futur në Superligë.”

“E për me qëndru në Superligë, ti minimalisht duhesh me bo një ekip dhe t’i shpenzosh 700-800 mijë euro. Pra, veç me mbet në Superligë.”

Për ta parë emisionin e plotë “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë.