19 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, kanë njoftuar autoritetet.
Sipas raportit të së shtunës, në këtë ditë janë regjistruar edhe 846 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 312 qytetarë.
Nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë vdekur 889 persona. Janë edhe 19 mijë e 973 raste aktive.
Shqipëria ka ndërmarrë masa të shtuara për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë ditëve të fundit.