Fjalë Kyçe

Në Shqipëri 19 të vdekur dhe 980 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri 19 të vdekur dhe 980 raste të reja me koronavirus

Rastet e reja të të prekurve me COVID-19 dhe humbjet e jetëve mes pacientëve që po trajtohen në spitalet e vendit vazhdojnë të mbeten shqetësuese në Shqipëri.

Gjatë ditës së fundit ka pasur 986 raste të reja me COVID-19 ndërsa janë shënuar 19 raste fatale me vdekje. Aktualisht në spitalet covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Që prej nisjes së pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 1775 persona nga gjithsej 106 mijë persona të prekur. Numri i rasteve aktive mbetet mbi 35 mijë persona, ku pjesa dërrmuese prej gati 23 mijë janë vetëm në Tiranë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime antivCOVID.