Fjalë Kyçe

Në Shqipëri vjen duke u rritur numri i të infektuarve me Covid-19

Në Shqipëri vjen duke u rritur numri i të infektuarve me Covid-19

673 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë kryer 3,927 testime. Shtatë të tjerë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 436 persona. Raste aktive me virus në Shqipëri janë 24,177.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar pesë të vdekur e 321 raste me COVID-19, ka bërë të ditur të premten Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë (44 vjeç), Prizren (72 vjeç), Rahovec (70 vjeç) dhe Vushtrri (76 vjeç). Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 1.368, kurse i të prekurve me këtë sëmundje në 53.264.

Rastet e fundit kanë rezultuar nga kryerja e 1.648 mostrave. Sipas IKSHPK-së, raste aktive në Kosovë janë 6.896.