Fjalë Kyçe

Në spitalet e Kosovës, 26 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

Në spitalet e Kosovës, 26 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

Klinika Infektive (QKUK), Foto: lajmi.net
Në klinikat e QKUK-së dhe shtatë spitalet rajonale po trajtohen 277 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa prej tyre 26 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Kështu ka njoftuar sot Ministria e Shëndetësisë.Sipas raportit 6 pacientë janë në respiratorë e 20 me maskë CPAP. Në oksigjenoterapi janë 287 pacientë.

COVID-19 SOTNë total po trajtohen 375 pacientë, po të konfirmuar me COVID-19 janë 277, ndërsa ka të tjerë që po presion të testohen apo të marrin rezultatin.Ndërkohe, sot janë konfirmuar edhe 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.