Në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme në kuadër të SHSKUK-së janë duke u trajtuar 545 pacientë për COVID-19.
438 prej tyre janë të konfirmuar si pozitivë me virusin Sars-CoV-2, ndërsa disa tjerë janë në pritje të rezultateve. 33 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, e 419 prej tyre janë me oksigjenoterapi.
Në QKUK janë të shtrirë 231 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rëndë e 194 me oksigjenoterapi.
Në Klinikën Infektive janë 93 pacientë, Infektive II (mjekësia sportive) 37 pacientë, Pulmologji 82 pacientë, Mjekim Intensiv – COVID 13 pacientë e tre në Repartin Intensiv të Klinikës Infektive, në Pediatri 4 pacientë e Gjinekologji dy paciente.
Ndërkohë në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 314 pacientë, 20 prej tyre në gjendje të rënduar e 225 me oksigjenoterapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit 47 pacientë, Spitali i Gjakovës 64 pacientë, Spitali i Pejës 75 pacientë, Spitali i Gjilanit 41 pacientë, Spitali i Ferizajt 38 pacientë, Spitali i Mitrovicës 37 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 12 pacientë.