Aktivitetet kryesore ishin: Shfaqja e dokumentarit “Ferdonije” e autores Shkurta Dauti, promovimi i tri librave, monografia e veprimtarit të shquar Vitor Spaqi, monodrama “Prapaskena e Fatit”, komedi nga aktori Herian Mustafaraj, monologu nga Mentor Thaqi, piano Domenik Spaqi recital dhe këngë Laura Spaqi si dhe promovimi i librit “Universi i Jetes” nga Martin Cuni.
Znj.Shyhrete Gosalci, sekretare e përgjithshme e MDIS-it, i përshëndeti të pranishmit në emër të zv/kryeministrit Dardan Gashi.
Znj.Gosalci uroi për aktivitetin, për punën dhe veprimtarinë e kësaj qendre si dhe ndau disa dhurata protokollare në emër të ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Po ashtu qendra Kulturore Shqiptare ndau mirënjohje për MDIS-in dhe për disa pjesëmarrës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe z.Burim Krasniqi, shef i kabinetit të ministrit Gashi, Maliqe Hashani, drejtoreshë e DRKAKD-së, z. Besnik Miftari-konsull ne Shtuttgart po ashtu dhe profesorë, aktivist, shkrimtar dhe përfaqësues te shoqatave të ndryshme.
Përfaqësuesit e MDIS-it mbajtën takime me kryetarë shoqatash, mësues të lëndëve të Gjermanisë dhe me bashkatdhetarë.