Fjalë Kyçe

Në Suharekë bëhet dezinsektimi kundër rriqrave

Në Suharekë bëhet dezinsektimi kundër rriqrave

Në Komunën e Suharekës sot është bërë dezinfektimi kundër etheve Hemoragjike Krime Kongo, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se dezinfektimi është bërë si masë mbrojtëse.

“Dezinsektimi kundër etheve Hemoragjike-Krime Kongo, në Komunen e Suharekës u bë sot si masë mbrojtëse. Angazhimi ynë është serioz dhe ne po veprojmë brenda kapaciteteve tona”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.