Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të thikave dhe municionit në komunën e Suharekës.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, aktiviteti i Policisë është realizuar së bashku me inspektorët komunalë, transmeton Telegrafi.
“Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar
Tutje në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, i dyshimti F. H. i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merren hetimet e Stacionit Policor në Suharekë.