Gjashtë persona janë arrestuar dhe 31 kilogramë narkotikë të llojit “marihuanë” janë konfiskuar në aksionin e zhvilluar sot nga Prokuroria dhe Policia në fshatin Shirokë të Suharekës.
Prokurorja e rastit tha në një konferencë për media se katër nga të arrestuarit janë nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Kosova.
Ajo theksoi se janë konfiskuar po ashtu edhe gjashtë telefona, një lap-top, DVR tre makina dhe para në vlerë prej 2 mijë e 185 eurosh.
“Gjashtë të arrestuar. Katër persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy janë shtetas të Republikës së Kosovës. 32 kilogramë drogë të llojit “Marihuanë”, 2 mijë e 59 bimë të mbjellura në saksi që janë konfiskuar dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura për shitje”, përcjell kk.
“Janë sekuestruar tre automjete në vendin e ngjarjes. Njëra është e markës BMë, Ford dhe Opel Zafira. Po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë telefona mobil, një lap-top, DVR dhe 2 mijë e 185 euro para të gatshme”.
Substanca narkotike është gjetur në kulmin e një objekti shtatë katësh.