Në fshatin Topliqan të Suharekës, persona të panjohur i kanë vjedhur dy pompa uji, një akumulator dhe një inventar solar, të cilat ishin të vendosur në një fushë të hapur, pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Në raportin e policisë thuhet se vlera e dëmit është i konsiderueshëm, mirëpo nuk dihet saktë. Rasti është duke u hetuar.