Fjalë Kyçe

Në Trastevere “San Giovanni della Malva” në Romë, mbahet meshë në gjuhen shqipe,për viktimat e termetit

Në Trastevere “San Giovanni della Malva” në Romë, mbahet meshë në gjuhen shqipe,për viktimat e termetit

Sot në mbrëmje, në kishën e shqiptarëve në Trastevere “San Giovanni della Malva” në Romë, u mbajt mesha në shqip me lutje për jetët e humbura dhe të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo kishë, në prag të festës së Krishtlindjes do të organizojë një koncert për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti.

Ambasadorja Bitri iu drejtua komunitetit shqiptar me falënderime për iniciativat e panumërta të ndërmarra në ndihmë të bashkatdhetarëve në nevoje, si dhe cilësoi se Shqipëria dhe shqiptarët në Atdhe sot kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve!

Çdo kontribut është me vlerë!

Çdo ndihmë shërben!

e-albania.al/donate

E-albania.al/dhuro