Fjalë Kyçe

Në votat e kujt shpreson Vjosa Osmani për t’u zgjedhur presidente?

Në votat e kujt shpreson Vjosa Osmani për t’u zgjedhur presidente?

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila është kandidate për presidente, në intervistën për “Kallxo Pernime” ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentes në Kuvendin e Kosovës.Sipas Kushtetutës së Kosovës duhet të jenë të paktën 81 vota në mënyrë që procesi i zgjedhjes së presidentit të jetë kushtetues.Në “Kallxo Pernime”, Osmani tha se është e bindur që ka njerëz në LDK që besojnë se zgjidhja më e mirë është që ajo të jetë presidente.

“Unë jam e bindur që ka shumë njerëz që sot janë qoftë kryetarë komunash, qoftë njerëz të LDK-së, besojnë që një zgjidhje e tillë (Vjosa presidente) do të ishte më e mira për vendin tonë”, tha fillimisht ajo.“Është në vullnetin e deputetëve, edhe të LDK-së. Mendoj që të gjithë deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe pastaj mund të votojnë si të duan”, tha Osmani.E pyetur nëse do të rrinë në Kuvend deputetët për të bërë kuorumin e mjaftueshëm ajo thotë se nuk e di qëndrimin e partive.

“Nuk kam informatë se cili do të jetë qëndrimi i partive të tjera, unë di që do të kem mbështetjen e plotë të partnerit. Unë do t’i hyj procesit të zgjedhjes së presidentit. Këtë ma obligon edhe vullneti i popullit. Unë do të kandidohem, në fund u takon deputetëve të vendosin”, tha Osmani.